Brenda 1 ose 2 brezash, gjysma e njerëzimit do të vuajë për ujë. 500 nga shkencëtarët më në zë të botës për çështjet e ujit parashikojnë se nëqoftëse do të vazhdojë aktiviteti shkatërrues e njeriut dhe injorimi i problemit nga qeveritë e botës, gjysma e 9 miliardë njerëzve do të vuajnë nga mungesa e theksuar e ujit më 2050, njofton Independent.

Çfarë do të ndodhë pas kësaj?

Migrim në masë i popullatave nga vendet e thara nga uji, të shoqëruara me tensione, dhe varfëri masive.

Uji i pijshëm, përbërësi vital i jetës në Tokë do të jetë i pamjaftueshëm për shkak të keqmenaxhimit e keqpërdorimit, për shkak të ndërhyrjeve të njeriut në ekosistem, për shkak të ndotjes, erozionit e tharjes së lumenjve e zonave nëntokësore ujëmbajtëse.