Komisioni i Rithemelimit shpalli sot vakancën për kreun e Partisë Demokratike.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, do të mbahen më 22 maj, dhe deri në këtë datë interesat e partisë do të drejtohen nga Komisioni i Rithemelimit.

Gjithashtu Komisioni i Rithemelimit shkarkoi nga detyra kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Në Kuvendin Kombëtar, Komisioni i Rithemelimit vendosi që kreu i ri i grupit parlamentar të PD-së do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar i PD-së, i cili do te zgjidhet diten e sotme.