Shiu meteor i parë i vitit 2013 dhe do të zgjasë vetëm disa orë. Sipas NASA, kulmi i djegies do jetë nesër, 3 janar, rreth orës 14.00.
NASA, thotë se pjesë të një asteroidi që rrotullohen rreth diellit për qindra vjet mund të shikohen nga toka këtë javë.
Meteorët e quajtur Quadrantid do ndizen në qiell kur të hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi rreth 145 mijë kilometra në orë dhe do të digjen 80 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.
Ky është shiu meteor i parë i vitit dhe do të zgjasë vetëm disa orë. Kulmi i djegies është nesër, më 3 janar, rreth orës 14.00 UTC (15.00, sipas kohës së Europes).
NASA ka thënë se shikuesit në Azi do të kenë mundësinë për të parë numrin më të madh të këtyre meteorëve.