Një 29 vjeçar shqiptar u la para urgjencës së një klinike në Napoli, nga një makinë BMË, brenda së cilës ishte një çift i maskuar.
I riu shqiptar, Renato Aliaj, ndodhet në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore për shkak të rreth 30 plumbave të çiftes që ka në trup dhe këmbë.
Sipas medieve lokale italiane, hetuesit që po merren me ngjarjen dyshojnë se shqiptari, së bashku me çiftin që u largua menjëherë nga klinika kanë qenë pjesëmarrës në ndonjë grabitje që shkoi keq.
Deri tani asnjë i afërt nuk është interesuar për fatin e Renatos, që pas disa ditësh mbush 30 vjeç. Rezidenca e fundit e tij rezulton në qytetin e Peruxhës, në vitin 2014.
I lënë thuajse pa ndjenja, në tokë, para klinikës, në orën 4 të mëngjesit, 29 vjeçari arriti t’u tregojë mjekëve veç emrin dhe nga ishte.
Ai ndodhet tashmë në terapi intensive, ndërsa policia ka arritur të zbulojë se makina që e solli në spital rezulton në pronësi të një gruaje.





