Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në botë, është liruar nga burgu pasi pagoi 5 milionë dollarë si garanci për lirimin e tij me kusht. Ai u arrestua dje në shtëpinë e tij në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me akuzën e mashtrimit për shmangie të taksave.

Martin Shkreli përpara hetuesve federalë hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritur ndaj tij duke thënë se ata po përpiqen ta ndëshkojnë atë për vendimin që shqiptari mori para disa muajsh duke rritur nga 13.5 në 750 dollarë çmimin e një ilaçi për të sëmurët me SIDA.