Gjykata e Posaçme ka shpallur moskompetencën për dosjen me kallëzimin penal të padisë për “shpifje” të Komisionit të Rithemelimit kundër Spartak Brahos.
Ish-deputeti socialist u padit lidhur me një deklaratë publike të tij, ku pretendonte se gjatë tubimit 8 janarit rrezikohej jeta e deputetit E.A.
Braho ka deklaruar se duhej të merreshin masa për sigurinë e e një deputeti të PD, konkretisht kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj pasi i rrezikohej jeta.