Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin e saj për biznesmenin nga Elbasani, Orest Sota i cili u arrestua me 863 mijë euro në makinë dhe dy patentat të ish-ministrit të Brendshëm nën hetim, Saimir Tahiri.
Gjykata nuk e ka ndryshuar masën e arrestit për Sotën duke e lënë në burg që pas arrestimit të 25-vjeçarit më 1 nëntor 2017 dhe duke hedhur poshtë kërkesën për lirimin e tij. Në seancë mbrojtja ofroi garanci pasurore për ndyrshimin e masës dhe për lirimin e tij, por trupi gjykues nuk ka ndryshaur qëndrim.
Avokati i Sotës, ka dorëzuar për gjykatën edhe telefonatat e mesazhet e Sotës me Yusuf Kurum dhe Ahmet Kurum, drejtuesit e kompanisë me të cilët është bërë biseda për dorëzimin e parave si dhe blerjen e 10 mijë ton hekur.
"Shuma është e justifikuar, pasi janë tërhequr nga banka pas shitjes së disa aksioneve, janë tërhequr cash, fitimet kanë qenë shumëfishi i këtyre parave të gjetura. Paratë janë të Lefter Sotës", ka deklaruar më herët avokati i biznesmenit 25-vjeçar.





