Kuvendi i Shqipërisë ngre me 97 vota PRO Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. 6 deputetë kanë votuar kundër dhe 2 kanë abstenuar.
Me ngritjen e këtij Komisioni, Kuvendi i Shqipërisë fillon hetimet ndaj deklaratave dhe vendimeve të kreut të shtetit, të bërë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, me qëllim final shkarkimin e Ilir Metës.

Më herët ka dalë dhe lista e deputetëve që do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, i cili kryesohet nga Alket Hyseni, dhe nga deputetë të tjerë, që nuk janë zgjedhur në 25 prill, për një mandat tjetër.