E njohur prej vitesh në Durrës si një nga gomisteritë më të mira, tashmë vjen me një dyqan të ri në Tiranë.
Po flasim për gomisteri “Erjoni”, që mbrëmjen e së premtes ka hapur filialin më të ri në kryeqytet, pranë QTU-së.

Ceremonia e inaugurimit ka bërë bashkë stafin dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të këtij biznesi, por edhe shumë figura të njohura të ekranit, si humoristët Ermal Mamaqi dhe Irgen Çela etj.


Me një pozitë të konsoliduar në tregun durrsak, administratori i gomisterisë Erjon Isufi, synon tashmë që klientelës nga Tirana t’i garantojë një shërbim të sigurt dhe të shpejtë, por edhe shumë më pranë banesave të tyre.

E pozicionuar prej vitesh në lagjen nr.17, në rrugën “Vëllazërimi”, gomisteri “Erjoni” mbulon me shërbimin e gomisterisë lëvizëse të gjithë bashkinë Durrës dhe tani synon që këtë shërbim ta ofrojë edhe në kryeqytet.

Motoja e gomisterisë është “Siguri në udhëtim” dhe për këtë arsye kujdesi ndaj klientit është maksimal.

Me pikën më të re të hapur në kryeqytet, gomisteri “Erjoni” po realizon një shtrirje më të gjerë në treg, duke konkuruar përballë rivalëve në biznes me cilësi, korrektësi, shpejtësi dhe çmime shumë të favorshme në ofrimin e shërbimeve.
“Më afër se kurrë
Dhe çmime të frikshme”,- shkruhet në faqet në rrjete sociale të gomisterisë.
Nga mbrëmja e së premtes, gomat më të mira në treg, me çmimet më konkuruese janë shumë pranë jush.

Nxitoni të provoni shërbimet e gomisteri “Erjoni” pranë QTU-së dhe kjo pikë do të jetë në të ardhmen, stacioni juaj i përhershëm për shërbimet e makinës suaj.





