Këtë vit, 21 marsi shënon përvjetorin e 11-të të Ditës Botërore të Sindromës Dawn. Çdo vit, zëri i personave me këtë sindromë, si dhe i personave që jetojnë apo punojnë me ta, bëhet më i fortë.
Në këtë ditë organizohen aktivitete të ndryshme që synojnë ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe nevojën e ndihmës për këta persona, për të shpalosur mundësitë e tyre, që pak njihen gjerësisht. Në Shqipëri funksionon prej disa vitesh Down Syndrome Albania, themeluar nga Emanuela Pepkola Zaimi, mamaja e Arbit me sindromë Down, e cila ka ngritur nga hiçi këtë kauz të fuqishme për ndërgjegjësimin e shoqërisë në mbështetjen e fëmijëve me sindromë Down dhe ka krijuar një qendër ku këta fëmijë, me fondet e mbledhura, trajtohen dhe mësohen falas. Sot kjo qendër është vizituar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Të shumtë janë personalitete të njohur të televizonit të cilët janë solidarizuar me këtë kauz. Deri më 10 mars, nga DSA u shitën çorapet me ngjyra të kësaj dite, të ardhurat e të cilave shkojnë në shërbim të fëmijëve.