Dy gra shqiptare janë arrestuar nga policia italiane në Santeramo, pasi në shtëpinë e tyre është gjetur rreth 5 kg kokainë dhe heroinë, raportojnë mediet lokale.
Gjatë një hetimi, ditën e djeshme policia ka kontrolluar shtëpinë që ruhej nga dy shqiptaret 71 dhe 21 vjeçe, të cilat nuk ishin të dyshuara nga policia.
Policia gjeti një sasi e madhe armësh dhe droge, që ishin nën kujdestarinë e dy femrave të arrestuara.
Mediat italiane raportojnë se gjatë aksionit janë kapur 3 pushkë dhe 5 kg drogë, që arrinin vlerën e çmuar prej rreth 100 mijë euro. Gjithashtu, në një zgavër të krijuar posaçërisht në oxhak, janë gjetur dhe 4.35 kg heroinë, ndërsa në një kërkim të mëtejshëm janë gjetur dhe 500 gr kokainë, një armë ajri e mbushur dhe një pushkë automatike e vjedhur, si dhe 8 gr marijuanë.
Gratë e arrestuara akuzohen për trafikun e sasive të mëdha të drogës dhe armëmbajtje, ndërsa pritet të përballen me drejtësinë italiane.





