Dy pika karburanti janë grabitur mëngjesin e sotëm nga dy persona të armatosur dhe me maska.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes në lagjen nr.1 në Sarandë dhe kanë marrë kontakt me të dy punonjësit me inicialet K.S., 58 vjeç, dhe R.S.
Policia sqaron se grabitja ka ndodhur në dy pika të ndryshme karburanti, ku nga verifikimet ka rezultuar se rreth orës 06:00 dhe 06:30, pranë dy pikave të karburantit kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar të pajisur me maska e nën kërcënimin e armës së zjarrit u kanë vjedhur shumën e lekëve të xhiros ditore prej 16.000 lekësh të rinj në total.
Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





