Pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas që po qarkullonin me një automjet dyshohet se kishin armë zjarri, Policia e Vlorës ka identifikuar vendndodhjen e personave dhe të automjetit.

Policia u ka bërë shenjë ndalimi por personat që qarkullonin me automjetin "Touareg" nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndalur por janë larguar me shpejtësi.

Policia ka mundur të vërë në pranga njërin prej tyre, 31-vjeçarin A.T., nga Vlora, i cili ishte fshehur në një banesë në lagjen "10 Korriku" Vlorë, si dhe ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një armë zjarri tip "Pistoletë" dhe një automjet "Touareg".

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi tjetër, një 33-vjeçar që mundi të largohej, ku vazhdon krehja e zonën për të bërë të mundur kapjen e tij. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale "Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" kryer në bashkëpunim.