Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës.

Mësohet se një 32-vjeçar është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur si dhe mbante një armë pa leje, ndërsa një 31-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten 19-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin B.K., 32 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në Bulevardin “Ismail Qemali” Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, Policia ka gjetur një armë sportive pa lejen e organeve kompetente. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.V., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u kap në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 19 vjeçare. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.