Një 29-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës.
Mësohet se i riu qarkullonte me armë zjarri në qytet dhe kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar Policinë.
Fillimisht 29-vjeçari tentoi t'i largohej Policisë por është kapur gjatë ndjekies.
NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të bashkëpunimit mes Policisë dhe qyetarëve për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, qytetarët kanë njoftuar Policinë për një shtetas i cili qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e Ujit të Ftohtë.
Menjëherë janë organizuar shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar pranë një lokali në Ujin e Ftohtë Vlorë personin e dyshuar, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekie ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E.H., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi E.H., gjatë tentativës për ti shpëtuar Policisë, ka hedhur në tokë armën e zjarrin tip pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë.
29 vjeçari ka qenë edhe më parë i arrestuar nga Policia për armëmbajtje pa leje në vitin 2012.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Mosbindja ndar urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".
Policia e Vlorës falënderon qyetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe fton cilindo për të denoncuar çdo paligjshmëri duke ju garantuar anonimat të sigurtë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.





