Policia ka arrestuar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim. Në prangat e efektivëve të Lushnjes ka përfunduar shtetasi me iniciale B.L, 37 vjeç, banues në Lushnje.

Shtetasi B.L ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Kanosje" dhe "Armëmbajtje pa leje" pasi në datën 19.10.2018, pranë lokalit të shtetasit me iniciale S.Ç, në lagjen "Gafurr Muço" Lushnje, ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.Xh, 38 vjeç.

Gjatë kontrollit të trupit që ju bë shtetasit B.L, ju gjetë një armë zjarri pistoletë TT me 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.