Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku është miratuar vendimi i kryesisë për përbërjen e komisionit të zgjedhjeve dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e  PD më 13 qershor. Mësohet se asnjë anëtar nuk votoi kundër datës.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, ku nga kreu i këtij këshilli, Bujar Nishani, kërkoi dorëheqjen e tij, Basha tha ndër të tjera se nëse për demokratët zgjedhjet janë në rregull, ai jep dorëheqjen.

“Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani”, mësohet të ketë thënë Basha.