26 maj 2015 – Policia e Shijakut arrestoi 23-vjeçarin Martin Pera, banues në Sukth. Nga kontrolli në banesën e tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri automatik, disa rrënjë bimë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës për veprime  të  mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”