Noizy është padyshim një prej reperëve më të njohur të showbiz-it shqiptar dhe stili i jetës së tij tërheq vëmendjen e shumë prej fansave.

Së fundmi, reperi ka postuar një foto të vjetër, të shkrepur 15 vite më parë, që e ka postuar në profilin e tij në “Instagram”, ku numëron 1 milion ndjekës.

Në foto Noizy shfaqet i dobët, pa mjekër dhe me baluke të gjata mbi ballë.

“2003. Nuk je gati për baluken” shkruan reperi me humor në foton që ka marrë qindra reagime nga ndjekësit.