Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga ceremonia në New York ku u vlerësua me çmimin prestigjioz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award” për mikpritjen e talebanëve.

Rama është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama si dhe djali i vogël Zaho.

“🏵FOTOALBUMI I CEREMONISË SË MBRËMSHME TË SESAME WORKSHOP NË NEW YORK

*Shumë i nderuar për vlerësimin me çmimin prestigjioz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award”, i cili i takon Shqipërisë dhe shqiptarëve pa dallim, për vlerat e traditës së mikpritjes si edhe kultivimin e tyre në ditët më të vështira për të tjerët, që nevoja i bën të trokasin në derën tonë🙏🇦🇱
#KrenarPërShqipërinë🇦🇱
#TëBashkuarJoTëNdarë
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️”, shkruan Rama.