Moderatorja e njohur, Marina Vjollca ka krijuar një situatë komike teksa prezantonte emisionit “Kampionët”. Prezantuesja po lexonte një quiz kur shpërtheu në të qeshura.

Ajo është larguar me vrap duke lënë emisionin në mes dhe teksa vrapon dëgjohet në kufje duke thënë “Më bëhet çiçi”.

Ky moment është shoqëruar me të qeshura nga të ftuarit si edhe nga vetë Marina e cila njihet për rehatinë që pasqyron nëpërmjet ekranit.