Në një intervistë për emisionin “Top Story”, aktori i humorit Florjan Binaj ka rrëfyer edhe një herë periudhën e infektimit me Covid-19 në muajin qershor.
Ai tregoi se kishte qenë me pushime në Dhërmi dhe pasi kishte dalë nga deti kishte ndjerë ftohtë dhe një ditë më pas kishte temperaturë. Pasi ishte kthyer në Tiranë kishte bërë tamponin dhe kishte rezultuar me COVID-19.
Binaj rrëfeu skena jo dhe aq të këndshme me persona që e pyesnin vazhdimisht për virusin dhe i bënin pyetjet më “idjote”.
“Gjëja që më ka acaruar më shumë kanë qenë pyetjet e njerëzve. Pyetja më idjote ka qenë “ku e more?”. Pyetja tjetër ishte “a na e ke ngjit ti neve?”. Më pyesnin në Instagram sidomos: “Përshëndetje Flori, kam 37 e dy vija, a jam me korona?”. I thoja unë nuk jam tampon, unë jam njeri si gjithë të tjerët.”





