Një dyqan në Shijak është vjedhur nga hajdutët që lëviznin me një mjet tip “Benz”, i cili gjithashtu rezulton të jetë vjedhur në 30 prill në Kurbin.

“Më datë 14.05.2018, në Shijak, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit F.R., vjeç 49, banues në Fushë Krujë, ku kanë marrë disa steka cigare, të cilët janë larguar me mjetin tip “Benz”, i cili rezulton i vjedhur më datë 30.04.2018, në Kurbin”, njofton policia.

Nga hetimet e deritanishme, policia nuk ka arritur ende të identifikojë autorët e vjedhjes, por hetimet vijojnë për hajdutët që akuzohen për të paktën dy vjedhje.