Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Durrës arrestuan në flagrancë një të ri, pasi u kap pa patentë.
Në pranga ra M. Gj. 22 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap nga Shërbimet e Policisë në lagjen nr. 17/1, duke drejtuar mjetin tip “BMW” me targa italiane, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





