Një video e realizuar nga një qytetari me qëllim për tu hedhur në TikTok ka alarmuar qytetin e Korçës.

Një person është shtrirë në mes të rrugës, në hyrje të pazarit të qytetit, i mbuluar me një çarçaf të bardhë me njolla gjaku, ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë lodër.

E gjithë kjo skenë ka alarmuar kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Pasi kanë kuptuar që bëhet fjalë për një skenë të inskenuar kanë shoqëruar protagonistin e videos në komisariat.