Cardi B u lirua nga akuzat nga një Gjykatë në Los Angelesit, pasi një roje sigurie e paditi për 24 milionë dollarë duke e akuzuar se reperja e sulmoi me thonj.

Emani Ellis pretendoi se reperja amerikane ia çau faqen me një thua 7.5 cm dhe e pështyu jashtë zyrës së një mjeku obstetër në vitin 2018.

Reperja ishte shtatzënë në atë kohë, gjë që nuk ishte e ditur publikisht. Gjyqi civil në Alhambra çoi në një sërë momentesh që u bënë virale, ndërsa reperja doli në bankën e të akuzuarve dhe ofroi dëshmi rreth incidentit si edhe zgjedhjeve të saj të modës.

Ajo i tha gjykatës se roja e ndoqi dhe e filmoi në telefonin e saj duke shtuar se nuk i dha hapësirë ​​apo privatësi. Megjithatë, Ellis theksoi se kjo e la “të traumatizuar”.

Gjykata mori vendimin për të liruar nga akuzat reperen fituese të çmimit Grammy nga akuzat për sulm, dhunë fizike dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional, si dhe neglizhencë.

Duke folur për gazetarët pas vendimit, Cardi B tha: “Unë punoj gjithë ditën dhe punoj shumë për paratë e mia, për fëmijët e mi, për njerëzit për të cilët kujdesem. Pra, mos mendoni kurrë se do të më padisni dhe unë thjesht do të bie dakord.”

Reperja gjithashtu u bëri thirrje fansave të saj të mos e shqetësojnë Ellis ose familjen e saj tani që është marrë një vendim gjyqësor.

Rasti kishte të bënte me takimin e Cardi B-së te obstetrika, kur ajo ishte katër muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Zyra u mbyll për atë ditë për të mbrojtur privatësinë e saj, pasi shtatzënia nuk ishte bërë publike.

Cardi B pranoi në gjykatë se ajo dhe Ellis patën debat pasi roja e sigurisë u shfaq në takimin me mjekun. Por mohoi të kishte prekur ndonjëherë rojen ose të kishte pështyrë mbi të.

Reperja dëshmoi për atë ditë, duke i thënë gjykatës se kur doli nga ashensori, Ellis, e cila punonte si roje sigurie në ndërtesë, i tha dikujt në telefon për takimin e saj për një shtatzëni që ende nuk ishte bërë publike.

Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almánzar, shtoi se Ellis po e regjistronte me telefonin e saj dhe refuzoi të “konfirmonte bisedën”, përpara se të fillonte një “grindje verbale” ballë për ballë.

Ajo pranoi se i kishte thënë fjalë të turpshme Ellis. Avokati i saj vuri në dukje se reperja kishte “frikë për fëmijën e saj të palindur” dhe nuk e kishte diskutuar ende publikisht lajmin e shtatzënisë së saj.

Rasti i saj u mbështet nga dëshmia e mjekut dhe recepsionistes së tij, Tierra Malcolm, e cila u fut me vrap midis grave që grindeshin në një përpjekje për të ndërprerë sherrin.

Malcolm dëshmoi se Ellis ishte agresorja dhe se roja e sigurisë po i lëvizte krahët në një përpjekje të dukshme për të goditur Cardi B.

Dëshmia e Cardi B u bë virale ndërsa ajo ndërronte paruke dhe veshje çdo ditë të gjyqit, gjatësia e thonjve të saj u bë në qendër të vëmendjes disa herë në këtë rast.