Dy shtetas të cilët tentuan të vjedhin një argjendari dhe një dyqan me artikuj të ndryshëm janë kapur dhe arrestuar në flagrancë.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, bëjnë me dije se janë arrestuan shtetasit :
Aurel Hekurani, 36 vjeç, dhe Rifan Rrushi, 34 vjeç, të dy banues në Kavajë e të dënuar më parë për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 21.02.2018, rreth orës 23:00 , në lagjien nr 3 Kavajë në Tregun Industrial Kavajë, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin dyqanin e artikujve të ndryshëm industriale dhe argjendarinë e shtetasit R. A., 60 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një çekiç metalik.
Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprat penale parashikuar në Nenet 134/2 dhe 22 të Kodit Penal.





