Shpeshherë krijohet ideja se femrat e njohura në botë kanë trup perfekt edhe gjatë shtatzënisë trupi i tyre nuk pëson ndryshime të mëdha.

Por në të vërtetë nuk është kështu! Shembulli i fundit që e vërteton këtë është këngëtarja amerikane Katy Perry, e cila ndodhet në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

Ajo është fotografuar në plazh e veshur me rroba banje, me barkun e rrumbullakosur dhe me disa kilogramë më tepër. Po ashtu edhe celuliti nuk mungonte. Katy dukej teksa po shijonte një ditë të nxehtë në plazh, me flokët e shkujdesur, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në ekran.