Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë një përgjigje tjetër për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit disa muaj më parë, kur kryeministri Edi Rama e zëvendësoi me Fatmir Xhafajn.
I ftuar sonte në emisionin “Xing me Ermalin” në TV Klan, i pyetur se me çfarë u gënjye që dha dorëheqjen, Tahiri pohoi me humor “Me shumë gjëra”.
Me çfarë të gënjyen që dhe dorëheqjen?
Me shumë gjona. E hëngra.
Ku ishe në momentin kur more vesh që dhe dorëheqjen?
Ja vlejti. Unë them që ja vlejti. Edhe ti je më i lirshëm tani.
Tani që u bë qeveria e re, si s’ta dhanë postin, të paktën një ministër Bujqësie?
Është goxha e rëndësishme kjo. Qeveria është mirë kështu, s’ka nevojë për shtesa.





