Liverpuli ka humbur me shifrat 0-1 ndaj Interit por arriti që të kalonte më tej në Champions League falë fitores së parë.

Pas ndeshjes, Jurgen Klop është shprehur se arti i  futbollit është që të kuptosh momentin kur duhet të humbësh.

Pra nga dy ndeshjet kundër Interit, kurrsesi nuk duhej humbur përballja e parë. Gjithmonë kurioziteti të shtyn për të kuptuar se në çfarë vendi do të ishte Interi nëse do të luante në Premier League dhe e kundërta.

Por Klop pasi ka thënë fjalë shumë të mira për kundërshtarët, ka habitur pak me ngjasimin e tij: “Interi është ekip futbolli i nivelit të lartë.

Por ata luajtën pak si Leeds i Bielsa-s, me më shumë cilësi”, tha Klop, teksa Leeds kërkon që të mbijetojë këtë sezon në Premier League.