Moderatorja e sportit, Vilma Masha ka humbur babain e saj. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë moderatorja përmes një postimi në rrjete sociale.

Teksa ka postuar një foto nga dita e dasmës, në momentin që i ati e shoqëron në altar, Vilma shkruan se nuk e priste që ai të largohej nga jeta kaq shpejt.

“Babiiii, babi im i shtrenjtë nuk e mendova kurrë që do ikje kaq shpejt, më copëtove shpirtin. Të dua në pafundësi. Varrimi bëhet nesër në orën 11:00 në Tufinë”.