Paraditen e sotme, në lagjet dhe rrugicat në qendër të Durrësit u dëgjuan tingujt e valleve të veriut të vendit.
Të veshur me kostume popullore të trevës së Kukësit, një çift në moshë dhe një djalë i ri i binin curles dhe tupanave, duke argëtuar qytetarët.
Në disa raste, këta të fundit i dorovitën muzikantët e rrugës për interpretimin e tyre.
Pak ditë më parë, ishin instrumentistët e rrugës që ndezën shëtitoren “Taulantia”, ku shumë qytetarë iu bashkuan duke ia marrë valles në shesh.





