News24 ishte në spitalin Covid 1 ku mori nga afër dëshmitë e pacientëve të shtruar për shkak të komplikacioneve në shëndet si pasojë e koronavirusit.

Mes tyre ishte edhe artistja e mirënjohur Justina Aliaj, e cila me gjithë lodhjen nga maska e oksigjenit tha se gjendja e saj po përmirësohet.

“Jam më mirë se sa ditën e parë. Nuk jam e trembur. E dua shumë popullin tim. Me dash Zoti me m’lënë dua të them se këtu janë kujdesur jashtëzakonisht shumë për mua. Kam parë që kanë bërë një mrekulli për mua. Nuk do i harroj kurrë deri sa të vdes. Fillimisht u tregova e papjekur, mendova që jam me grip, pra e vonova ardhjen. Kur erdha isha gati sikur po hyja në një tunel. Kur erdha këtu isha në gjendje jo të mirë, e ndjej përmirësimin”,- tha ajo mes lotësh.