Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore ka zhvilluar ditën e sotme një tjetër mbledhje por jo online siç ka ndodhur herët e kaluara.
Lidhur me këtë takim që po drejtohet nga dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari ka reaguar OSBE në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, OSBE shkruan se e ka mbështetur nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
“Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve. Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm. Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues.”





