Një sipërmarrës shqiptar ka plagosur një italian, i cili e kishte punësuar që firma e tij t’i bënte disa rregullime në banesë.

Policia italiane ndërhyri në kohë duke vënë në pranga Enver Kasën, 48 vjeç. Ai ka qëlluar me thikë në fyt punëdhënësin 32-vjeçar, me të cilin nisi të grindej në rrugë. “Mungojnë 12 mijë euro”, insistonte shqiptari dhe ka qëlluar pa e menduar dy herë 32 vjeçarin italian.

Karabinierët italianë që po patrullonin në atë kohë në rrugë, kanë prangosur në flagrancë Kasën dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës material thikën.

Shqiptari kërkonte 70 mijë euro për punën e tij, por italiani i kishte dorëzuar 12 mijë euro më pak se kjo shumë, raporton “La Repubblica”.

Sipas gazetës, mjekët e spitalit ku është shtruar 32 vjeçari Italian kanë bërë të ditur se ai nuk është në rrezik për jetën.