Margaritat janë lule që sjellin menjëherë harmoni, por çfarë simbolizojnë ato në gjuhën e luleve?
Më do, s’më do? Të gjithë e njohim lojën e famshme me petalet e saj, teksa presim me ankth nëse petales së gundit do t'i qëllojë "më do" apo "s'më do". Petaleve të margaritës shpesh i janë besuar shpresat e zemrës së të dashuruarve. Por çfarë do të thotë të dhurosh një margaritë?
Kjo lule ka origjinë antike dhe në shekuj ka pasur shumë kuptime, përgjithësisht pozitive. Të dhurosh një tufë me margarita, simbolizon në fakt premtimin për dashuri besnike.
Margaritat simbolizojnë edhe reflektimin. T’ia dhurosh një personi që ju ka shprehur ndjenjat, do të thotë të mos jeni të sigurtë për ndjenjat ndaj tij, por që keni nevojë të mendoheni pak.
Në Mesjetë gratë e dashuruara thurnin kurora me margarita për të dashurit e tyre luftëtarë, ndërsa kur donin të pranonin një propozim për martesë vendosnin vetë në kokë një të tillë.
Të ëmbla dhe solare margaritat janë konsideruar simbol i pastërtisë së mendjes dhe shpirtit.
Margarita është një lule aq e thjeshtë, por që ka fuqinë t’ju dhurojë gjithmonë buzëqeshje.
Në fotogalerinë e mëposhtme mund të shikoni disa prej llojeve të saj me ngjyra nga e bardha, e kuqja e deri tek lejlaja.
R.O.