Këngëtarja shqiptare ka publikuar vetëm një javë më parë klipin e saj më të ri me titull “I’ll give you my heart”. Ky klip ra në sy për skenat intime dhe puthjet e shumta që shkëmbeu me modelin bukurosh që u përfol edhe si i dashuri i këngëtares.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Arilena tregoi se është lodhur duke puthur aq shumë në këtë klip.

 “Këtë djalin e zgjodhi stafi. Ky duhet të vinte disa orë përpara xhirimeve. Unë doja të vinte më përpara se doja ta njihja se unë do e puthja djalin e botës. S’mund ta puthja ashtu direkt. Ai erdhi në momentin e fundit, direkt për puthje. Filluam xhirimet e puthjes së mëngjesit, një puthje e lehtë. Më vonë u nxeh situata. Aq shumë u lodha, sa thashë ‘Nuk dua më të puth’. Për mbylljen e videoklipit regjisori tha të shtrihej djali, pastaj unë sipër tij dhe të putheshim. Avash ore ti i thashë se më ka dal gjuha mbrapa, s’dua më i thashë,”– tregoi Arilena dhe më pas filloi të qeshte.