Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet provimi i parë i Maturës Shtetërore.
Si kurrë ndonjëherë, ky provim i parë do të zhvillohet nën masa të larta sigurie.
Ashtu sikurse është lajmëruar më herët, tezat do të jenë me alternativa, ndërsa maturantëve do t’u matet temperatura.
Po ashtu, ata do të kenë distancë nga njëri-tjetri, gjë e cila ka ndodhur për shkak të frikës së kopjimit, ndërsa këtë vit do të forcohet ehde për shkak të Covid-19.
Të gjithë personat që do të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të testit do të jenë të pajisur me maska dhe doreza.
Ndërkohë, për shkak të pandemisë në ambientet ku do të kryhet provimi do të bëhet dezinfektim dhe çdo klasë do të ketë maksimumi 10 nxënës që do të mbikëqyren nga një koordinator.
Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Besa Shahini u ka uruar suksese nxënësve të cilët kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore.





