17 shtator 2015 – Një 25-vjeçar nga Peshkopia që tentoi të trafikojë kanabis sativa drejt Italisë, është arrestuar në Portin e Durrësit.
Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se Albian Hoxha kishte futur 1.5 kg kanabis sativa në gjendje të thatë në 4 shishe plastike të përmasave 1.5 litra (foto ilustruese). Shishet i kishte fshehur në serbatorin e makinës së tij, tip ‘Seat Ibiza’, me targë AA 037 LR.
Në momentet që ai ishte duke kaluar pikën doganore, mjeti i është nënshtruar kontrollit policor dhe gjatë këtij procesi u vu re se në automjet kishte drogë.
I riu është arrestuar në flagrancë dhe lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
/S.L. portali DurresLajm/





