Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim më këngëtarin që përfaqësoi vendin tonë në Eurovision, Eugent Bushpepa.

Duke pozuar si rroker, Meta shkruan në Facebook se Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën shqipe, me zërin e tij unik, ndërsa e falënderon atë për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë.

POSTIMI I PLOTË

Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.
Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve.