Luizi Ejlli vazhdon me ngacmimet e tij ndaj Kiara Titos. Kësaj radhe në shtëpinë e Big Brother VIP ai mori një nga buzëkuqet e saj dhe tha: “më duket sikur po e puth”.
Ndërkohë gjatë pasdites ata kanë diskutuar me njëri tjetrin, ku këngëtari i ka treguar Kiarës historinë e tij të dashurisë.
Ai nuk e mohon pjesën që ka qenë protektiv, ndërsa gjithçka shton se lidhet me bukurinë e ish partneres.
“Unë që në shkollë, kur u njoha, e kisha maninë të isha protektiv. E dija që është yll dhe të gjithë e donin për vete”, tha Luizi për lidhjen e tij.
Ndërkohë në një tjetër diskutim ai ka kërkuar nga Kiara, të dijë nëse ajo vazhdon të mos ketë aspak pëlqim për të. Më parë Kiara i kishte shprehur se ka 0 pëlqim.
Luizi: “Kur më the nga 1-10, tamam e kishe 0?”
Kiara: “Po”.
Luizi: “Që vazhdon, të jetë 0?”
Kiara: “Vazhdon”.