15 dhjetor 2014 –  Aktorja e famshme indiane, Aishwarya Rai Bachchan, është përballur jo pak herë me replika në industrinë e e Bollywood-it, për shkak të mungesës trevjeçare në kinematografi. Ajo rikthehet në janar në shesh-xhirim.

Megjithatë, ish-Miss Bota 1994 tani është gati të rikthehet në shesh-xhirim. E konsideruar si femra më e bukur në botë, tani Rai është duke punuar për të qenë pjesë e filmit të shumëpritur “Jazbaa”, i cili do të do të fillojë xhirimet në fillim të vitit 2015.Producentët e kinematografisë indiane janë vënë në garë për të punuar me Rai-n, megjithatë regjisori i filmit, Sanjay Gupta, pritet të përfundojë bisedimet me dy shtëpitë e mëdha të prodhimit të filmave:

“White Feather Films” dhe “Essel Vision Productions Ltd” dhe në muajin janar të nisë xhirimet.Ish-Miss Bota do të ketë rolin kryesor në filmin që pritej t’i niste xhirimet në fund të dhjetorit. Regjisori Sanjay Gupta ka bërë të ditur për mediat që filmi do të fillojë xhirimet muajin e ardhshëm. Në profilin e tij në rrjetin social Twitter, regjisori i filmit shkruan:

"Jemi fiks një muaj larg nga xhirimet e “Jazbaa”-s. Një udhëtim i ri dhe një kapitull i ri është gati për të nisur”.41-vjeçarja Aishwarya Rai diskutohet të jetë pjesë edhe e projektit më të ri të regjisorit Karan Johar, i cili mendohet se e ka konfirmuar pjesëmarrjen e aktores në filmin e tij të ardhshëm “Ae Dil Hai Mushkil”.

Megjithatë, ende nuk ka deklarata zyrtare. Çfarë dihet deri tani nga mediat indiane, është roli i saj në filmin “Jazbaa”.