14 korrik 2014 – Sipas revistës Playboy, femra më e bukur italiane në botë është cilësuar modelja Bianca Balti.
Kjo revistë i ka dedikuar modeles kopertinën e revistës korrik/gusht dhe një set të tërë fotografish të quajtur Ciao Bella!.
Vetë Bianca është shprehur e lumtur dhe shumë entuziaste për këtë rezultat. Ajo ka postuar në faqen e saj në Instagram disa foto të ndryshme të realizuara gjatë setit për PlayBoy. Ajo ka pozuar për firma të mëdha e marka me emër si Versace, D&G, etj.
Edhe pse është nënë e një fëmije 7 vjeç të quajtur Matilde, pas marrëdhënies me ish bashkëshortin, fotografin Christian Lucidi, ajo nuk ka ndaluar së vazhduari karrierën e saj. Prej tre vitesh është në një marrëdhënie me Francesco Mele.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





