Policia rrugore ka marrë masa sot masa të rrepta ndaj mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, mes tyre automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet.
Ky mjet i ndëshkuar me 40 mijë lekë të rinj i përket Delina Ibrahimajt, ministre për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Makinat përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme.
“Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore”, thuhet në njoftimin e bluve.