Trajnerja e fitness-it, Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel ku foli për lidhjen e veçantë me qenushin e saj “Boo”.
Dorina zbuloi se ka dëshirë që me financimet e saj t’i bëj një film qenit, pasi e meriton plotësisht atë gjë.
“Do t’i bëj një film qenit, do ta financoj të gjithë vetë. E meritojnë, kaq dua nga njerëzit edhe ata që nuk e duan, të paktën ti japin një copë bukë”, tha Dorina.
Gjatë bisedës në studio, Dorina ka treguar se kur qenushin e ka shtypur makina, i ka kënduar tre ditë ninullën e tij të preferuar që të ngrihej në këmbë.
“Kënaqësia ime është të mos vuajnë. Ky është zemra e mamit, është për ditë të vështira. Gjëja më besnike që më shikon në dritë të syrit. Kur e ka shtypur makina i kam kënduar tre ditë ninullën e tij, që të ngrihej në këmbë. Nuk e di unë i dua jashtëzakonisht shumë”, tha ajo.





