Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Athinës ku do të takohet me emigrantët shqiptarë. Teksa pritet që Rama të mbërrijë në Athinë, në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë emigrantët shqiptarë kanë nisur të mblidhen për takimin.
Me flamuj kuqezi në duar, siç shihet edhe në këto foto, ata presin kreun e qeverisë. Vizita e Ramës zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në stadium do të ketë edhe performancë nga këngëtarët Noizy e Era Rusi.