Këngëtarja shqiptare, Rita Ora i ka befasuar të gjithë me pamjen e saj në tapetin e kuq të “British Fashion Awards” në Royal Albert Hall, në Londër.

Këngëtarja 34-vjeçare ka pozuar me një kostum të gjerë dhe përveçse ka zbardhur vetullat, ka treguar edhe një model flokësh që ishte hit në vitet ’80 dhe duket se tashmë është kthyer në modë.

Rita kishte veshur një xhaketë gri të gjerë, pantallona të gjera dhe një këmishë, ndërsa kombinimin e ka kompletuar me grim të theksuar dhe bizhuteri.

Ajo u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve me nënën e saj, Vera Orën.