Moderatorja Arbana Osmani ka uruar festën e 1 Qershorit me një foto nga ambientet e spitalit, ku zbulon se djali i madh, Joni ka operuar bajamet.
Në një ditë të tillë, Arbana iu ka uruar shëndet të gjithë fëmijëve ndërsa thotë se mendimi i saj shkon për ata prindër që përballojnë vuajtjet dhe sëmundjet e të vegjëlve të tyre.
“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet. Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim Gëzuar 1 qershorin”, shkruan Arbana.





