Vajza e aktorit të njohur të humorit, Julian Deda, Reina feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të rëndësishme për familjen e aktorit, ky i fundit i ka dedikuar një urime prekë në rrjete sociale.
Teksa poston dy foto, dikur dhe sot, Juli shkruan se që ajo e mësoi aktorin dhe bashkëshorten sesi të prindëronin e të rriteshin së bashku.
“U rrite zemra jone. Ne fakt u rritem bashke. Kur linde ti, per ne nisi gjithçka nga fillimi. Ne ishim te “vegjel” dhe s’dinim si “luhej” roli i prindit, ndersa ti ishe e vogel dhe s’dije ç’ishte kjo bote. Edhe sot vazhdojme t’ja mesojme njeri tjetrit keto te dyja. Nuk qenka e lehte, por nuk paska gje me te bukur. Sado te rritesh, une keshtu do te te mbaj dhe mami keshtu do kujdeset per ty. Nuk na shpeton dot zonjushe. Gezuar diten e lindjes drita e syve. Gezofsh gjithe jeten. Te duam Reina Mia, te duam shume. Zoti te bekofte…!”.





