Presidenti i Polonisë Andrzej Duda do të vizitojë Shqipërinë në datat 10-11 maj. Presidenca ka njoftuar se vizita e tij vjen pas ftesë së presidentit Bajram Begaj.

Dudaj do të jetë i shoqëruar në këtë vizitë edhe nga zonja e parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.

Presidenti i Polonisë Duda pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj 2023. Ndërsa, më 11 maj 2023, ora 11:00 do të pritet nga presidenti Begaj, në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Pas ceremonive të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim dhe më pas do të kryesojnë delegacioniet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, ata do të zhvillojnë një konferencë për media.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.